SONETET JANË PLOT DASHURI

Nga D. V.
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Poezi nga: Christina Rossetti
Përktheu: Agron Shala

Sonetet janë plot dashuri, dhe ky vëllimi im
ka shumë sonete; prandaj, këtu do të jetë
edhe një sonet tjetër, një sonet dashurie, prej meje
për atë, zemra e së cilës është strehë e qetë e zemrës sime
për dashurinë time të parë, Nënën time, në prehrin e së cilës
mësova urtësinë e dashurisë që nuk është e rënd;
shërbimi ndaj së cilës është dinjiteti im i veçantë
dhe ajo është ylli im udhërrëfyes, kur shkoj e kur vij
dhe kështu, meqë ti më do, dhe meqë
unë të dua, Nënë, kam thurur një kurorë
vargjesh me të cilën kurorëzoj emrin tënd të nderuar:
te ti as tetëdhjetë vjet nuk mund ta zbehin flakën
e dashurisë, shkëlqimi i bekuar i së cilës i kapërcen ligjet
e kohës, të ndryshimit, të jetës së vdekshme dhe të vdekjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër