Donna Dafi ndez skenën me “Good Morning”, kënga e re publikohet më 2 tetor

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Artistja Donna Dafi po vjen fuqishëm me projektin e saj më të ri muzikor, “Good Morning”, i cili do të publikohet më 2 tetor.

Përmes një videoje promovuese të publikuar në Instagram, këngëtarja ka zbuluar fragmentet e para të projektit, duke paralajmëruar një këngë plot ritëm, energji dhe vetëbesim.

Në pamjet e videos, Donna shfaqet me një veshje të kuqe të guximshme, në një ambient zyre dhe e rrethuar nga një grup vajzash. Atmosfera formale thyhet brenda pak çastesh dhe shndërrohet në një skenë me vallëzim dhe energji femërore.

“Made my way through the flames and I came out golden”, ka shkruar Donna krahas videos promovuese – një mesazh që në shqip do të thotë: “E çava rrugën time përmes flakëve dhe dola e artë”.

Edhe vargjet e këngës përcjellin forcë, ringritje pas vështirësive dhe triumf personal, duke e paraqitur “Good Morning” si një projekt energjik dhe motivues. Koncepti vizual, ritmi dhe paraqitja e artistes paralajmërojnë një tjetër realizim me pretendime ndërkombëtare.

Me këtë projekt, ka forcuar praninë në skenën ndërkombëtare të muzikës pop. “Good Morning” publikohet më 2 tetor. Videon promovuese mund ta shikoni në profilin zyrtar të Donna Dafit në Instagram.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër