Dr. Arba Ademi Shaqiri ligjëruese në Kongresin Ndërkombëtar PEDIARES

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 prill, Zhurnal.mk – Ordinanca Humaniteti ka njoftuar për një tjetër arritje profesionale të ish–stafit të saj, pasi doktoresha në specializim të pediatrisë, Arba Ademi Shaqiri, mori pjesë si ligjëruese në “Kongresin e 4-t Ndërkombëtar të Shoqatës Pediatrike Respiratore – PEDIARES”.

Në këtë kongres shkencor, dr. Shaqiri prezantoi temën “Paraqitja klinike e infeksionit të adenovirusit”, duke dhënë kontribut në trajtimin e çështjeve bashkëkohore në fushën e pediatrisë respiratore.

Nga Ordinanca Humaniteti theksojnë se ky është një sukses i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin profesional të doktoreshës, por edhe për ngritjen e cilësisë së shërbimeve që ofrohen për pacientët.

artikuj të ndërlidhura