LSM thërret për protestë masive më 1 Maj në Shkup

Nga Xh M
568 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 prill Zhurnal.mk – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) u ka bërë thirrje punëtorëve për pjesëmarrje masive në protestën e këtij viti për 1 Maj, e cila do të mbahet nën moton “Për paga luftojmë, nuk lutemi”. Tubimi është caktuar më 1 maj në ora 11:00, me pikënisje para Shtëpisë së Punëtorëve në Shkup.

“Lufta punëtore nuk është vetëm një protestë, një grevë apo një bllokadë, por një përpjekje e vazhdueshme e punëtorëve dhe sindikatave për ruajtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre. 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, është dita kur protestat dhe demonstratat janë detyrim ndaj së kaluarës dhe përgjegjësi ndaj së ardhmes së punëtorëve.

Që nga viti 2018, LSM çdo vit organizon protestë masive më 1 Maj. Për të tetin vit radhazi, protesta do të nisë në ora 11:00 nga Shtëpia e Punëtorëve në Shkup, këtë vit me moton ‘Për paga luftojmë, nuk lutemi’”, thuhet në njoftim.

Sindikalistët theksojnë se është koha për unitet dhe vendosmëri, me një mesazh të qartë për institucionet se punëtorët në Maqedoni meritojnë paga më të larta dhe trajtim të drejtë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër