“Drejtësi, jo politikë” – shqiptarët protestuan para OKB-së kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 shtator, Zhurnal.mk – Shumë shqiptarë në Amerikë janë mbledhur të martën para selisë së OKB-së për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katërshes së UÇK-së.

Në duar mbanin pankartat me mbishkrimet “Drejtësi, jo politikë”, “Ku janë kriminelët që masakruan 147 civilë në Izbicë”, “Lironi heronjtë tanë”, “Heronj të luftës e të paqes” dhe pankarta të tjera përmes të cilave kërkonin liri për Hashmim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

Që nga data 16 shtator, kur Gjykata Speciale dha vendim dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Kosovë nuk janë ndalur protestat, të cilat qëllim kanë kundërshtimin e këtij vendimi. Përveç në Kosovë, protesta janë mbajtur ditëve të kaluara edhe në New York, Kanada, Zvicër, Gjermani e Austri.

Specialja i shpalli fajtorë për krime lufte dhe i dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër