Galatasaray nuk heq dorë nga ylli i Real Madridit, përgatit ofertën për transferimin e tij në janar

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Galatasaray synon ta transferojë Eduardo Camavingan për pjesën e dytë të sezonit dhe pritet t’i kërkojë Real Madridit huazimin e mesfushorit francez sapo të nisë viti 2027.

Sipas AS dhe mediumit turk Fanatik, drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë rikthyer interesimin për Camavingan, pasi tentuan ta transferonin edhe gjatë verës. Megjithatë, atëherë hasën në refuzimin e reprezentuesit francez për t’u larguar nga futbolli spanjoll.

Camavinga ka kontratë me Real Madridin deri në qershor të vitit 2029. Edhe pse drejtuesit madrilenë kishin konsideruar më herët mundësinë e një transferimi të përhershëm për rreth 60 milionë euro, trajneri Jose Mourinho e ka përfshirë 23-vjeçarin në rotacionin e ekipit, duke i dhënë minuta si titullar dhe zëvendësues.

Drejtuesit e Galatasarayt planifikojnë t’i dërgojnë Real Madridit një ofertë zyrtare për huazim para hapjes së afatit kalimtar të dimrit.

Megjithatë, drejtuesit turq janë të vetëdijshëm se dëshira e vetë lojtarit do të jetë vendimtare për realizimin e transferimit.

Real Madridi nuk planifikon ta detyrojë Camavingan të largohet, duke ia lënë vendimin vetë futbollistit, i cili aktualisht nuk e sheh si opsion ndryshimin e skuadrës në mes të sezonit.

Përfaqësuesit e Galatasarayt pritet të zhvillojnë bisedime me kampin e mesfushorit francez gjatë nëntorit të vitit 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër