Shkup, 16 shkurt – Drejtori i ESHPI-së, z. Eljesa Neziri mirëpriti në Shkup në një takim zyrtar ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Pronësi Industriale të Republikës së Kosovës, z. Avdi Krasniqi dhe Përfaqësueses së Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë, znj. Sonila Meke.
Takimi u mbajt në kuadër të zbatimit të Marrëveshjeve të Bashkëpunimit që ESHPI ka me të dy shtetet homologe.
Qëllimi i takimit ishte:
– shkëmbimi i përvojave institucionale
– harmonizimi i praktikave administrative
– rritja e kapaciteteve profesionale
– përfshirja në iniciativa të përbashkëta në vitin 2026
Takimi rikonfirmoi angazimin e ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit institucional dhe forcimin e mëtejshëm të sistemit të pronësisë industriale në të tre vendet, në përputhje me standartet ndërkombëtare.
Në fund z. Neziri i falemenderoi kolegët për vizitën dhe theksoi se e vlerëson maksimalisht bashkëpunimin me kolegët e të dy zyrave homologe.

