Misajllovski: Së shpejti konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj

Nga admin
218 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 16 shkurt – Ministria e Mbrojtjes së shpejti do të shpallë konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në Armatë, paralajmëroi ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski.

Në në emisionin “Tema e Ditës” në televizionin Sitell, ai informoi se konkursi të shpallet pasi të merret dokumentacioni i nevojshëm nga Ministria e Financave, në mënyrë që pranimi të fillojë në afatin e pranverës.

“Kur të mbërrijnë nga financat të gjitha dokumentet e nevojshme, do t’i shpallim konkurset, shpresoj në afatin e ardhshëm të pranverës, në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund të hyjnë, të konkurrojnë me njëri-tjetrin dhe të jenë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, gjegjësisht e Armatës, thotë Misajlovski.

Theksoi se interesi tek të rinjtë po ekzston dhe se kuadri i oficerëve dhe njësive speciale janë në një nivel të lartë trajnimi. Misajllovski shtoi se me rritjen e buxhetit të mbrojtjes do të krijohen kushte për përmirësimin e statusit dhe të ardhurave të pjesëtarëve të Armatës.

“Vitin e kaluar, që nga janari, të gjithë të punësuarit në Ministri morën një rritje prej 30 për qind të pagave të tyre. Kur të rritet buxheti i Ministrisë, sigurisht që do të shohim edhe që kuadri të paguhet më mirë, dhe këtë mund ta premtoj”, tha Misajllovski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër