Drejtori i kompanisë SIGAL Maqedoni Driton Azizi takoi ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer

Nga admin
331 e lexuar

Shkup, 4 shkurt – Drejtori i kompanisë SIGAL Maqedoni Driton Azizi pati kënaqësinë dhe nderin të presë në një vizitë zyrtare Ekselencën e Tij, Martin Pamer, Ambasador i Republikës së Austrisë, në ambientet e saj.

Vizita u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore dhe respekti të ndërsjellë, ku u diskutua për rolin e sektorit të sigurimeve, bashkëpunimin ndërmjet biznesit dhe institucioneve ndërkombëtare, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtyre marrëdhënieve.

Gjatë takimit, Ambasadori Pamer i uroi përfaqësuesit e SIGAL Maqedoni suksese në punën e tyre dhe i ftoi të marrin pjesë në Vienna Ball, një ngjarje prestigjioze kulturore që organizohet çdo vit në Shkup.

Drejtori i SIGAL Maqedoni, z. Driton Azizi, shprehu mirënjohjen për vizitën, vëmendjen dhe mbështetjen e treguar nga Ambasadori i Austrisë, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi në forcimin e lidhjeve mes komunitetit të biznesit dhe institucioneve ndërkombëtare.

SIGAL Maqedoni vlerëson lart këtë vizitë, e cila përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të partneriteteve dhe promovimit të vlerave të përbashkëta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër