Drejtori i MEPSO Burim Latifi në tryezën e Asamblesë së ENTSO-E në Bruksel, fokus rrjetet dhe siguria në energjetik

Nga B.M
444 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel/Shkup, 27 mars, Zhurnal.mk – Drejtori i MEPSO, Burim Latifi, ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENTSO-E, e mbajtur në Bruksel, ku janë diskutuar zhvillimet kryesore në sektorin elektroenergjetik evropian.

Sipas Latifit, në këtë takim janë trajtuar çështje kyçe që lidhen me të ardhmen e sistemit energjetik, përfshirë paketën e re të rrjeteve (“Grids Package”), rolin e ENTSO-E në tregun e energjisë elektrike dhe prioritetet strategjike për periudhën në vijim.

“Në fokus ishte ‘Grids Package’, roli i ENTSO-E në tregun e energjisë elektrike dhe prioritetet e ardhshme, si dhe masat për forcimin e sigurisë së sistemit”, ka deklaruar Latifi, transmeton Zhurnal.mk.

Ai theksoi se gjatë diskutimeve është nënvizuar rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe nevoja për të përshpejtuar investimet në infrastrukturën e transmetimit, si elemente kyçe për garantimin e stabilitetit energjetik.

“U theksua qartë nevoja për bashkëpunim më të fuqishëm rajonal si dhe përshpejtimi i investimeve në infrastrukturën e transmetimit. Qëllimi ynë është i qartë, të vazhdojmë të kontribuojmë në mënyrë aktive në proceset evropiane dhe të harmonizohemi në kohë me sfidat e reja”, ka shtuar ai.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Maqedonia e Veriut në forume të tilla konsiderohet e rëndësishme për integrimin e sistemit energjetik vendor në rrjetin evropian dhe për përballimin e sfidave të tranzicionit energjetik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër