Toshkovski nuk ndryshon mendje: porositë e “Qyteti i Sigurt” maqedonisht, e jo edhe në shqip

Nga D. V.
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 Mars, Zhurnal.mk – Porositë e ministrisë së brendshme deri tek qytetarët e vendit që ndërlidhen me projektin e kamerave “Qyteti i Sigurt” do të vazhdojnë që të bëhen vetëm në gjuhën maqedonase, e nuk do të përfshihet edhe gjuha shqipe, ripërsëriti ministri Pançe Toshkovski qëndrimin e tij.


Arsyetimi i tij, të paktën në publik, qenka se po të ndryshohej vendimi atëherë u dashka që të bëhet edhe në gjuhë të tjera, siç është anglishtja.
“Nëse do të duhej të shkojë edhe në shqip, anglisht edhe në tërë gjuhët tjera do të duhej të kishte 50 porosi të cilat do të duhet të dërgohen nga ana e Ministrisë”, tha Toshkovski për Alsat-M, për porositë e shkeljeve në trafik nga ngasësit e veturave, të cilat siç sqaroi ai bëhen vetëm në gjuhën maqedonase e në alfabetin latin.


Deklarata e miinstrit maqedonas, përsëri shpërthen në publik trajtimin e gjuhës shqipe nga pushtetarët maqedonas dhe interpretimin e tyre që bie ndesh me interpretimet e palës shqiptare.
Qëndrimet e Toshkovskit madje hedhin poshtë premtimet e para pak kohe e kolegut të tij shqiptarë, zëvendësministrit Astrit Iseni, i cili kishte thënë për transmetuesitn publik televiziv TVM 2 se këto porosi do të jenë edhe në gjuhën shqipe.


Trajtimi i këtillë i gjuhës shqipe nga minstrat maqedonas dhe interpretimi i tyre i ligjit për përdorim të gjuhëve, në të njëjtën mënyrë po bëhet edhe në Ministrinë e Drejtësisë, tek çështja e provimit të jurisprudencës, përkatësisht nga Ministri Igor Filkov.
Këtyre qëndrimeve së fundi për çështjen e jurisprudencës iu është bashkëngjitur edhe kryeminstri Hristijan Micskoski.


E atij për porozitë tek projekti “Qyteti i Sigurt”, edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski.
Në të dy rastet, pala shqiptare vazhdon që të mos pajtohet, por vendimet përsëri mbeten të pandryshuara dhe përplasjet vazhdojnë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër