Driton Sulejmani viziton shkollën në Norovë: Urbanizimi drejt përfundimit, pritet vazhdimi i punimeve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Krushevë, 21 tetor Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka vizituar Komunën e Krushevës, ku është pritur nga kryetari i komunës, Niko Çoneski. Gjatë takimit është diskutuar për gjendjen e objekteve shkollore, kushtet për mësim dhe sfidat me të cilat përballen nxënësit.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar objektit shkollor në Norovë, ndërtimi i të cilit ka nisur me iniciativën e qytetarëve dhe mbështetjen e donatorëve.

Sipas kryetarit Çoneski, procedurat për urbanizimin e vendbanimit janë në fazën përfundimtare. Pas përfundimit të tyre, do të mund të përgatitet dokumentacioni projektues dhe të vazhdojnë punimet për përfundimin e shkollës.

Sulejmani, së bashku me Çoneskin, vizitoi edhe shkollat në Norovë, Aldancë dhe Vërbovec, për t’u njohur nga afër me gjendjen dhe nevojat e tyre.

„Çdo nxënës meriton kushte të përshtatshme për të mësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tij. Përmes bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe pushtetit lokal, do të punojmë për zgjidhjen e problemeve ekzistuese dhe përmirësimin e kushteve në shkolla“, theksoi Sulejmani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër