Dy 17-vjeçare hidhen nga pallati, njëra VDES në vend, tjetra në luftë me jetën

Nga Xh M
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Athinë, 12 maj Zhurnal.mk – Një tragjedi ka tronditur së fundmi zonën e Ilioupolit të Greqisë ku mëngjesin e kësaj të marte, dy 17-vjeçare u hodhën nga kati i gjashtë i një pallati.

Për rrjedhojë, njëra prej adoleshenteve ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje, raporton protothema.gr.

Ndërsa tjetra mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën e shtruar në spitalin “Asclepius” në Voula.

Autoritetet po vijojnë me punën me zbardhjen e plotë të rastit ndërsa mësohet se pasditen e sotme është gjetur çanta e njërës prej vajzave. Brenda çantës ishte një letër e shkruar nga ajo, në të cilën thuhet se shpjegon shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vajza e dytë zgjodhi të hidhej së bashku me shoqen e saj, edhe pse shkaqet e veprimit drastik mbeten të paqarta pasi nuk është gjetur akoma shënimi i plotë i saj.

Referuar hetimeve të deritanishme, është krijuar një kronologji e tragjedisë së ndodhur, sipas së cilës thuhet se njëra prej vajzave jetonte në pallatin nga ku dyshja kreu aktin drastik.

Dy adoleshentet kanë hipur në tarracën e pallatit, duke mbyllur derën e pas pak minutash janë hedhur nga kati i gjashtë, çka rezultoi fatale për njërën prej tyre, pasi 17-vjeçarja humbi jetën menjëherë.

Në lidhje me ngjarjen tragjike ka dhënë dëshminë e tij dhe një biznesmen i zonës i cili ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes.

Biznesmeni thotë se në momentin kur vajzat u hodhën në zonë u dëgjua një zhurmë e fortë, çka i nxiti atij kureshtjen për të parë se çfarë ka ndodhur. Sapo vuri re vajzat në tokë ai tha se ka njoftuar menjëherë ambulancën, ndërsa shton se në vendngjarje u shfaq menjëherë dhe vëllai i njërit prej vajzave.

“Dëgjova britma dhe pastaj një shpërthim të fortë. Ktheva kokën dhe pashë dy vajzat. Telefonova urgjencën dhe Shërbimet e Emergjencës. Urgjenca erdhi shumë shpejt, por kur mbërriti ambulanca, isha afër vajzës që po merrte frymë dhe po flisja me të, duke u përpjekur t’i jepja forcë të qëndronte e vetëdijshme.

Një zonjë zbriti nga autobusi i parë, i cili iu afrua njërës prej vajzave dhe pa se ajo po merrte frymë. Pastaj një tjetër i ri zbriti dhe tha se ishte vëllai i vajzës”, tha biznesmeni.

Ndërsa një fqinje e pallati tregon se adoleshtentët kanë këmbëngulur për të marrë çelësin e tarracës, por komshinjtë nuk kanë pranuar që t’ia japin. Ndërsa mbetet e paqartë se si arriti 17-vjeçarja të sigurojë çelësin.

“Shoqja ime i thotë asaj ‘ku janë çelësat, ku i vendosim’. Ajo nuk pati kohë të bënte pesë hapa dhe dëgjoi zhurmën, fëmijët ranë nga çatia”, tha ajo.

Sakaq, bëhet me dije se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinion publik në Greqi dhe Shqipëri pasi ka ndodhur vetëm dy ditë pas tragjedisë së ndodhur në bregdetin e Durrësit, ku 18-vjeçarja Prayla Troplini i dha fund jetës së saj duke u hedhur nga ndërtesa ku jetonte.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër