Dy anije çminimi dislokohen pranë Gjirit

Nga D. V.
135 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 13 maj Zhurnal.mk – Italia do të vendosë paraprakisht dy anije për çminim detar pranë Gjirit në mënyrë që ato të mund të ndërhyjnë shpejt për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit sapo kushtet ta lejojnë, njoftoi sot ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Duke folur para parlamentit italian, Crosetto tha se masa po merret “thjesht në mënyrë parandaluese”, për shkak të kohës që kërkohet për transferimin dhe ripozicionimin e mjeteve ushtarake.

Sipas tij, dy anijet do të dislokohen fillimisht në Mesdheun Lindor dhe më pas në Detin e Kuq, në kuadër të misioneve ekzistuese ”Mediterraneo Sicuro” dhe ”Operation Aspides”.

Ministri italian theksoi se çdo mision i mundshëm ushtarak në Ngushticën e  Hormuzit nuk do të varet nga armëpushimi i përkohshëm aktual mes Iranit dhe SHBA-së, por nga një marrëveshje reale, e besueshme dhe e qëndrueshme paqeje.

Ai shtoi se një operacion i tillë mund të zhvillohet vetëm me miratimin paraprak të Parlamentit italian.

Në mesin e prillit, disa vende që nuk janë të përfshira drejtpërdrejt në konfliktin e nisur më 28 shkurt nga sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, u shprehën të gatshme të krijojnë një “mision neutral” për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.

Nisma u diskutua gjatë një konference në Paris, bashkëdrejtuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer, ku mori pjesë edhe Italia.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër