Dy ditë operacion shpëtimi për një mace që vendosi të “pushojë” në një varr në Poloni

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Në Poloni, ekipet e shpëtimit kaluan dy ditë duke shpëtuar një mace të bllokuar brenda një varri në një varrezë në qytetin e Radomit.

Operacioni për shpëtimin e saj përfshiu disa shërbime emergjente, derisa më në fund arritën ta nxirrnin të sigurt.

Macja u pagëzua me emrin Duszek, që në polonisht do të thotë “Fantazmë”.

Ajo aktualisht ndodhet në një klinikë veterinare dhe, sipas shpëtimtarëve, gjendja e saj është e mirë, megjithëse ende është shumë e frikësuar.

Pasi të përfundojnë kontrollet veterinare, për të do të kërkohet një shtëpi e re.

Ndonëse përjetoi një aventurë të frikshme, kjo mace duket se ka ende “tetë jetë përpara”!.

artikuj të ndërlidhura