Dy shkupjanë përfundojnë në pranga, grabitën një grua 74 vjeçe

Nga Xh M
250 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sipas njoftimit të MBP-së, dy persona nga Shkupi janë arrestuar nën dyshime se kanë grabitur një grua në urën “Goce Delçev” në Shkup. Personave në fjalë i jnaë gjetur stoli ari të kosniderueshme ari gjatë bastisjes nga policia.

“Më 11.04.2026 rreth orës 15:30, zyrtarë policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup (SPB- Shkup) privuan nga liria A.M. (39) dhe A.S. (28), të dy nga Shkupi, pas një kallëzimi të mëparshëm nga një grua 74-vjeçare nga Shkupi. Ajo kishte raportuar se rreth orës 13:05, në urën “Goce Delçev” në Shkup, ata i kishin marrë me forcë stolitë personale që ajo kishte me vete. Sendet e marra janë gjetur dhe do t’i kthehen pronares, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër