E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik

Nga D. V.
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 gusht, Zhurnal.mk – Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, është deklaruar sërish për rastin ku ajo e gjuajti me vezë liderin e VV-së, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Kadrijaj gjatë konferencës për media, tha se, aksioni i saj ka qenë spontan dhe simbolik.

‘’Aksioni im ka qenë krejt spontan, nëse a do të kish ndodh konstituimi i Kuvendit, nuk ka pas gjuajtje me vezë, s’ka pas skenarë tjetër, s’ka pas organizim tjetër. Ky është manipulim i radhës së VV-së.  Unë kam marr një aksion simbolik që ky njeri të respektojë Kushtetutën e Kosovës’’, ka thënë Kadrijaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër