​E goditi qëllimisht me xhip dhe tentoi ta sulmonte, 29-vjeçari përfundon në spital

Nga D. V.
352 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 20 maj, Zhurnal.mk – Më 19.05.2026 në orën 13:40 në SPB Tetovë, A.R.(29) nga fshati Bozofcë e Tetovës, ka denoncuar se në trotuarin e rrugës „Lubotenska“ në fshatin Reçicë e Vogël të Tetovës, një automjet udhëtarësh „xhip“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.N.(60) nga Reçica e Vogël, me shpejtësi të rritur është drejtuar drejt tij dhe e ka goditim në këmbën e majtë dhe në dorën e majtë. Më pas, shoferi ka dalë nga automjeti me qëllim që ta sulmojë fizikisht, por ai ka arritur të ikë dhe është drejtuar për në Spitalin Klinik të Tetovës për t’iu ofruar ndihmë mjekësore. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër