E PRA … QYSH MBETI MUHABETI?

Nga D. V.
431 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Teksti: Roger Waters (Pink Floyd, 1972)
Përktheu: Agron Shala

Parajsa e çoi tokën e premtueme
Fort mirë duket prej k’tu ku jam
Se jam nji njeri që rrin jashtë e sheh mbrenda

Tue pritë hapin e parë
Kallxom ku mbahet çelësi
Drejtomë kah rruga e drejtë se koha ka ardhë

Me m’lanë me hy mbrenda e me i shpëtue t’ftohtit
Me e kthye plumbin tem n’ar
Se nji erë e akullt po fryn n’shpirtin tem
E po mendoj se po plakna

Qiti paret n’dorë
E pra … qysh mbeti muhabeti?
Duhet me e shty deri n’vaktin tjetër
Mundohu me iu përshtatë rrjedhës s’jetës

Milje mbas milje
Gur mbas guri
Kthehesh me folë ama je fillikat
Nji milion milje larg shpije je qyqe vetëm

E pra m’lejo me hy mbrenda e me i shpëtue t’ftohtit
Me e kthye plumbin tem n’ar
Se nji erë e akullt po fryn n’shpirtin tem
E po mendoj se po plakem

Zjermi shndrit nën dritë t’qirit
Edhe ajo afër meje
E nëse don ajo na s’kemi pse me luejt prej vendit ma

Dikush e çoi tokën e premtueme
E unë e kapa me t’dy duert
Tash jam nji njeri që rrin mbrenda e sheh jashtë

Ndigjom kur bërtas: “Futu mbrenda!”
“A ka naj sen t’re e ku je kanë?”
Se s’ka mbetë ma asnji erë n’shpirtin tem
E jam ba plak

– YouTube

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër