Sinan Vllasaliu aksidentohet pas ftesës në dasmën e Dua Lipës, reagon vajza e tij: Babi po rikuperohet

Nga D. V.
596 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, ka pësuar një aksident dhe aktualisht është duke u trajtuar në spital, pasi ka kaluar edhe një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e lëndimeve, përfshirë edhe në këmbë.

Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohje të thellë për stafin mjekësor të Emergjencës së Gjilanit, Emergjencës së Prishtinës dhe Royal Hospital në Prishtinë, të cilët janë kujdesur për këngëtarin në momentet pas aksidentit.

 Instagram/Screenshot

“Me zemër plot mirënjohje, dua të shpreh falënderimin tim më të sinqertë për gjithë stafin mjekësor… që u kujdesën me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm për babin tim pas një aksidenti të rëndë që përfundoi me operacion. Në momentet më të vështira, përkujdesja, fjala e mirë dhe puna juaj na dhanë forcë dhe shpresë”, ka shkruar familjari.

Në të njëjtin reagim, ai ka zbuluar edhe një detaj emocional, duke theksuar se Sinan Vllasaliu ishte i ftuar të performonte në një dasmë të rëndësishme, por nuk ka mundur të jetë prezent për shkak të aksidentit.

“Babi im, i cili me shumë dashuri për muzikën ishte i ftuar të këndonte edhe në dasmën e Dua Lipa, fatkeqësisht nuk mundi të ishte prezent për shkak të këtij aksidenti”, thuhet më tej në postim.

Familja ka bërë të ditur se, pavarësisht situatës, gjendja e tij është e stabilizuar dhe ai po rikuperohet, ndërsa ka falënderuar mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe përkushtimin e treguar gjatë trajtimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër