E tmerrshme, në Shkup: E djegin me cigare dhe e detyrojnë të hajë jasht*qitje

Nga D. V.
589 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 prill, Zhurnal.mk – Prindërit nga komuna e Gjorçe Petrovit kanë denoncuar për “Veçer Pres” një rast tmerrues të dhunës mes nxënëseve. Një vajzë e klasës së gjashtë ka përfunduar te mjeku dhe psikiatri pasi është djegur me cigare dhe është poshtëruar nga bashkëmoshataret e saj në parkun pranë komunës.

​Vajza ishte detyruar të hante jashtëqitje qeni, ndërsa i gjithë akti është regjistruar me telefon celular.

​”Është denoncuar se një vajzë e mitur, në dy raste, është sulmuar fizikisht nga disa të mitura të të njëjtës shkollë. Janë kryer biseda zyrtare në prani të prindërve, janë siguruar dëshmi materiale, përfshirë edhe video-incizime, dhe në koordinim me Prokurorinë Publike po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informuan nga MPB-ja për median.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër