E vetmja në botë, Porsche Ruf 928R del në shitje

Nga D. V.
412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kur Alois Ruf ia vë emrin një Porsche-je, të gjithë e dimë se ajo është diçka e veçantë.

Por një herë në vitin 1989, Ruf prodhoi një 928 shumë të veçantë.

I quajtur Ruf 928R, kjo Porsche me motor përpara është një model unik i krijuar për ish-kryetarin e Samsung Group, Lee Kun-Hee.

Ruf filloi me një karroceri me ngjyrë të bardhë.

Tani vetura është në shitje falë shtëpisë së ankandeve Gooding Christie’s, e cila do ta prezantojë automjetin në Amelia Island në fillim të marsit.

Vlerësimet para ankandit variojnë nga 400,000 deri në 500,000 dollarë.

Duke pasur parasysh se ky është i vetmi Ruf 928R i ndërtuar ndonjëherë, ka një shans të mirë që kjo veturë t’i përmbushë këto vlerësime.

Ankandi fillon më 5 mars. Thjesht duhet të jini të gatshëm të shpenzoni një milion dollarë për të. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër