“Do të jem gjithnjë falënderues”, Antonio Conte paralajmëron largimin nga Napoli

Nga D. V.
471 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri Antonio Conte ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Napoli në fund të sezonit, pavarësisht se e ka kthyer skuadrën në Ligën e Kampionëve.

Napoli e siguroi vendin në katërshen e parë me fitoren 3-0 në udhëtim ndaj Pisa, ndeshje që u vendos nga golat e hershëm, ndërsa Rasmus Hojlund shënoi edhe në minutat shtesë.

Megjithatë, vëmendja u zhvendos shpejt nga fusha pas deklaratave të Contes, i cili dha sinjale të forta për një largim të mundshëm.

Duke folur pas takimit, trajneri i Napolit u ndal te periudha e tij në krye të ekipit dhe raporti me drejtuesit e klubit.

“Kam një marrëdhënie miqësore me Presidentin. Erdhi te Napoli në një moment me vështirësi ekstreme”.

“Kisha premtuar që, në momentin kur përvoja ime te Napoli të përfundonte, do të lija pas një grup solid dhe ambicioz.”

Conte theksoi edhe mentalitetin konkurrues që ka tentuar t’ia imponojë skuadrës gjatë mandatit të tij.

“Mund të mos jemi ekipi më i fortë, por duhet të bëhemi më i vështiri. Napoli duhet t’u krijojë probleme çdo vit Juventusit, Milanit dhe Interit”.

Italiani dukej se e hapi edhe më shumë derën e largimit teksa foli për të ardhmen dhe bisedat me presidentin Aurelio De Laurentiis.

“Presidenti i njeh mendimet e mia prej një muaji. Folëm për gjërat pozitive dhe për ato më pak pozitive”.

“Do t’i jem gjithmonë mirënjohës që më është dhënë mundësia të drejtoj një klub si ky”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër