Eden Hazard flet për garën e Këpucës së Artë në Kupën e Botës, tregon kush do ta fitojë

Nga D V
722 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Legjenda e Belgjikës, Eden Hazard, ka folur rreth garës shumë të diskutuar për Këpucën e Artë midis Lionel Messit dhe Kylian Mbappe.

Gara për Kupucën e Artë në Kupën e Botës 2026 është shumë e zjarrtë pasi shumë yje tashmë kanë shënuar gola thuajse në çdo ndeshje.

Messi i prinë garës me tetë gola, teksa ndiqet nga Mbappe dhe Haaland me nga shtatë gola dhe Harry Kane me gjashtë gola.

Për këtë garë ka folur edhe legjenda belge, Hazard, i cili pranoi se preferon lojtarët me talent dinamik, por pret që francezi të fitojë.

“Ka ende shumë kandidatë në garë. Personalisht, unë preferoj një lojtar që argëton, driblon dhe kënaqet në fushë”, ka thënë fillimisht Hazard në një intervistë për Marca.

“Por në këtë Kupë Bote, jam i bindur se Mbappe do të përfundojë si golashënuesi më i mirë i turneut”, përfundoi ish-ylli belg.

Ndryshe, në çerekfinale, Franca do të ndeshet me Marokun, Argjentina me Zvicrën, Norvegjia me Anglinë dhe Belgjika dhe Spanjën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër