Edhe dy të lënduar në zjarrin në Koçan janë transportuar në Suedi

nga D. V.

Shkup, 21 mars – Ambasada e Suedisë në faqen e saj në Fejsbuk njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit edhe tre të lënduar në zjarrin në Koçan janë transportuar në spitalin Karolinska në Suedi.

“Mbrëmë në orën 03:30, fluturimi për evakuim mjekësor nga ekipi i Klinikës Universitare Karolinska u nis nga Shkupi, duke bartur edhe dy pacientë në Stokholm për trajtim mjekësor. Suedia solidarizohet me Maqedoninë e Veriut pas zjarrit tragjik të fundjavës. Mendjet tona mbetem me të gjithë të prekurit”, qëndron në njoftimin e Ambasadës së Suedisë.

Në Suedi për momentin gjenden katër të lënduar në zjarrin në Koçan në të cilin humbën jetën 59 persona, ndërsa 176 janë lënduar.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme publikoi numra telefoni për kontakt 24/7 në shtetet ku ka të shtetas të lënduar maqedonas. Për Suedi numri kujdestar i telefonit është е +46 701844605 dhe +46 768792019.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More