Edhe Kasami iu premton studentëve mbajtjen e jurisprudencës në shqip

Nga D. V.
422 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 prill, Zhurnal.mk – Edhe Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri ndër udhëheqësit e VLEN sot iu premtoi studentëve shqiptarë të juridikut se provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën shqipe.
Duke i përgëzuar studentët për protestën e tyre të sotme, në një deklaratë të tij përmes Facebook, Bilall Kasami, tha se kërkesa e tyre do të zgjidhet.

“I përgëzoj studentët për protestën dinjitoze dhe vetëdijen e lartë qytetare që e dëshmuan sot. Kërkesa e tyre është e drejtë dhe, siç ju kam premtuar edhe në takimin tonë të parë, këtë çështje do ta zgjidhim. Për herë të parë pas pavarësisë së shtetit Provimi i Jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe!,” shkroi kreu i Tetovës.
Kasami vazhdoi me akuza ndaj BDI-së lidhur me çështjen e pazgjidhur deri më tash.

“Ndërsa elita milionere e ish-pushtetit, e cila tentoi të kontrabandohet në krye të kauzës së pastër studentore, sot dështoi keq. Ky popull i njeh mirë. Tinëzitë e tyre nuk kalojnë.” tha Kasami.
Përkundër premtimeve të djeshme e të sotme, ende mbetet enigmë se si do të realizohen premtimet ndaj studentëve.
Përderisa studentët sot thanë se ligji aktual për përdorim të gjuhëve ua lejon atyre kalimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, enigma mbetet nëse do të bëhet jurisprudenca në shqip me ligjet aktuale apo do të ketë freskim të ligjit të tashëm të ligjit të jurisprudencës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër