Edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Nga Xh M
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 gusht Zhurnal.mk – Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të kufizohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë në 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi do të lejohet pa kufizime.

“Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Ministria ka apeluar te operatorët ekonomikë dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin sipas orarit të përcaktuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër