Shkup, 20 maj, Zhurnal.mk – Zbatimi i drejtë i gjuhës shqipe dhe pengesa ndaj studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, ka shkaktuar reagime të mëdha. Me të drejtë, shumë studentë dhe fytyra publike kanë reaguar se kjo është një padrejtësi e madhe që bëhet, prandaj o sot, o kurrë duhet që reagimi nga shoqëria shqiptare të jetë i fuqishëm me qëllim që pengesa të tilla mos të ndodhin në të ardhmen. Në këtë vijimësi, nevojitet që ta ngrisin zërin edhe më shumë se studentët, profesorët e tyre, intelektualët që duhet të jenë orientueist e popullit në momente të caktuara. Fatkeqësisht, ky zë po dëgjohet ose shumë pak, ose aspak, shkruan “Zhurnal.mk”.
Të gjithë intelektualët nuk ia arritën qëllimit!
Profesori universitar Bashkim Selmani ka reaguar publikisht në mbështetje të studentëve shqiptarë që protestojnë për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet profesionale, duke hequr kollaren gjatë një interviste në Alsat.
Në një akt simbolik proteste, Selmani u bëri thirrje profesorëve, mësuesve dhe intelektualëve shqiptarë që të veprojnë njësoj, duke theksuar se ata kanë dështuar përballë studentëve.
“Në shenjë proteste apeloj të gjithë intelektualët, të gjithë mësuesit, të nderuarit të heqin kollaret sepse ne nuk e meritojmë për këtë kohë, sepse nuk ia arritëm qëllimit”, deklaroi Selmani.
Ai tha se ndjen dhimbje morale për faktin se studentët po realizojnë në rrugë atë që, sipas tij, profesorët dhe universitetet nuk arritën ta bëjnë përmes institucioneve arsimore, shkruan “Zhurnal.mk”.
Intelektualët të ngerën zërin!
Profesorët univerzitarë të cilët çdo ditë u mbajnë ligëjara dhe i këshillojnë studentët se si duhet të sillen në të ardhmen, kësaj radhe nuk u është dëgjuar zëri në mbrojtje të tyre. Ndoshta në heshtje secili e jep kontributin e tij, por sot është dita që haptazi dhe me zë më të fuqishëm të përkrahin iniciativat e studentëve që kërkojnë asgjë më shumë se aë që e kanë mësuar nga këta profesorë. E pikërisht këtë, provim ta bëjnë ashtu siç kanë mësuar, në gjuhën shqipe!
Fatkeqësisht, sot profesorët duhet të ndjejnë dhimbje dhe të ndjejnë përgjegjësi kur të dalin para studentëve sepse atë për të cilën i mësuan studentët kaq vite me radhë, atë që nuk e realizuan nëpër sallat e ligjëratave, sot studentët po e kërkojnë dhe po e realizojnë në rrugë, shkruan “Zhurnal.mk”.
Ajo që është me rëndësi është se protestat e studentëve të mos përbuzën dhe të mos minimizohen, sepse ata përfaqësojnë të ardhmen e shoqërisë dhe kërkesat duhet të jenë të qarta dhe të fuqishme.
Përderisa shqiptarët trajtohen si pakicë dhe nuk janë pjesë e barabartë e këtij shteti, atëherë nuk ka arsye për krenari institucionale dhe se inteletualët duhet të jenë ata që do të drejtojnë popullin se si të dilet nga këto rrugë qorre.
Në të kaluarën ka pasur reagime më të forta nga intelektualët, për procese të themelimit të univeristetit në gjuhën shqipe, për procese gjatë pavarësimit, gjatë formimit të kushtetutës, gjatë krizave më të mëdha, por me kohë, ky interesim u zbeh dhe po heshtet gradualisht, për mos thënë se po vihet në shërbim të plotë të partive politike.
Sot situata ka ndryshuar dhe mungon reagimi për shkak të frikës ose interesave të ngushta politike e partiake, për ruajtjen e kolltuqeve dhe ruajtjen e kollareve.
Shumë pak intelektual shqiptarë sot dalin e flasin edhe nëpër media, përkundër kolegëve të tyre maqedonas që dalin gjithandej nëpër mediat maqedonase dhe me argumentet e tyre e mohojnë gjuhën shqipe. Intelektualët shqiptarë duhet të dalin me argumente, me ligje, me arsyetime logjike dhe të ligjshme, e të dëshmojnë se përse është e drejtë esenciale që provimi të mbahet shqip.
Fatkeqësisht shumë pak intelektualë e profesorë univerzitarë u panë edhe në protesta, gjithashtu pak u panë edhe të japin mbështetje për të drejtat esenciale të shqiptarëve. Edhe akademikët shqiptarë janë në heshtje, njejtë siç nuk e dha asnjë deklaratë edhe Akademia shqiptare. Prandaj është koha e fundit që intelektualët të qëndrojnë indiferent. Zëri i tyre duhet të jetë si shpata në kërkimin e drejtësisë dhe barazisë, shkruan “Zhurnal.mk”.
