Shkup, 25 nëntor, Zhurnal.mk – Në një mbrëmje të mbushur me emocione, muzikë dhe krenari kombëtare, nën organizimin e Komunës së Çairit, kënga shqipe jehoi fuqishëm në Teatrin Kombëtar Shqiptar në Shkup, në kuadër të aktiviteteve kushtuar festave të Nëntorit.
Me zërat e tyre të veçantë, Selami Kolonja dhe Miranda Hashani i dhanë mbrëmjes një atmosferë të veçantë, duke sjellë emocione përmes këngës shqipe.
Tingujt e këngës “Këngë moj” u shndërruan në një moment të bukur bashkimi, duke na kujtuar se kënga, gjuha dhe identiteti ynë jetojnë në çdo brez!