Shkup, 12 shkurt – Zhurnal.mk – Ditëve të fundit janë aktive sindikatat e punëtorëve në Maqedoninë e Veriut të cilat kërkojnë rritje të pagave, por duket se politizimi i këtyre kërkesave po devijon këto qëllime dhe po shkakton dëshpërim tek punëtorët. Lojërat me fatin e punëtorëve në dobi të ndonjë grupacioni është e papranueshme, shkruan “Zhurnal.mk”.
Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë ka njoftuar se do të mbajë protestën e dytë në vijëmësi në kuadër të iniciativës që kërkon rritjen e pagës minimale në të paktën 600 euro, si dhe rritjen e të gjitha pagave të tjera me 6.000 denarë (100 euro). Anëtarët e sindikatave bllokuan Parlamentin, nga ku u dërguan një mesazh parlamentarëve se janë ata që kanë bllokuar ligjin për rritjen e pagës minimale për më shumë se një vit dhe që nuk duan ta pranojnë iniciativën për të ulur pagat e nëpunësve civilë.
Në shikim të parë gjithçka duket normale dhe e denjë, pasi kërkesa për paga më të mëdha është e drejtë thelbësore e çdo punëtori. Por në momentin kur kjo protestë po merr diemenzione të përplasjeve politike, këtu veç se më i hyhet në hak punëtorëve, të cilët mezi ia dalin në fund të muajit, shkruan “Zhurnal.mk”.
Protestat dhe bllokadat morën një dimension shtesë pasi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, postoi një video në profilin e saj në Facebook, dhe në përshkrim ajo deklaroi se Trendafilov po përdorte një automjet zyrtar të Sindikatës për të kryer detyra private. Kryetari Sindikatave kërkoi nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria të nisin procedura kundër deputetit sepse, siç deklaroi ajo, ajo kishte publikuar fëmijët e tij të mitur në mënyrë që të gjithë të mund t’i shpifnin dhe ta shantazhonin në atë mënyrë.
Kryeministri Mickoski deklaroi se protestat dhe bllokadat e Sindikatës kanë një sfond politik, sepse, sipas tij, Qeveria i ka përmbushur të gjitha detyrimet duke arritur një marrëveshje me Sindikatat për të rritur pagat e rreth 11,000 administratorëve me pothuajse 40 përqind deri në vitin 2028.
Pagat mesatare neto në rajonin e Ballkanit që nga fundi i vitit 2025 ndryshojnë ndjeshëm, duke filluar nga afërsisht 725 euro deri në mbi 1,440 € në muaj. Kroacia kryeson me pagën mesatare neto më të lartë, që tejkalon 1,400 euro e ndjekur nga Mali i Zi (1,015 euro) dhe Serbia (930 euro), ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut gjenden në fund të tabelës. Bosnaj e Hercegovina ka rrogë mesatare prej 820 euro, Shqipëria prej 777 euro dhe Maqedonia e Veriut prej 725 eurove.
Duke i parë statistikat e lartëshënuara, është e qartë se Maqedonia e Veriut është në fundin e renditjes me pagat më të ulëta dhe se duhet shteti të ndërmarrë urgjentisht ndonjë masë që kjo padrejtësi që po bëhet në dëm të punëtorëve të rregullohet.
Qeveria nuk duhet të frikësohet nëse rriten pagat. Në aspektin ekonomik, kjo rritje do të thotë vetëm një barazim me nivelin e shpenzimeve që i bën një familje për të pasur një jetë normale. Nëse rriten pagat e punëtorëve, ato para sërish do të kthehen në buxhetin e shtetit nëpërmjet shpenzimeve, taksave dhe tatimeve të ndryshme.
Me këtë nivel pagash, qytetarët kanë ardhur në pikën sa për të mbijetuar dhe jo për të jetuar si njerëz normalë. Kostoja e konsumit është bërë 66 mijë denarë për një familje që nuk paguan qira dhe 81 mijë denarë për një familje që paguan qira. Çmimet e produkteve në treg janë të ngjashme me çmimet e produkteve në tregjet evropiane dhe nuk ka asnjë mekanizëm se si të mbrohen konsumatorët.
Është edhe një fakt i pamohueshëm se Maqedonia e Veriut ka krizë me financat, pasi borxhet e grumbulluara janë të shumta dhe likuidimi i pagesave bëhet me shumë vështirësi, por kjo nuk duhet të jetë alibi as e kryeministrit dhe as e sindikatave që të shkoj drejt një konfrontimi. Në asnjë mënyrë nuk duhet të kemi akuza politike sepse i vetmi që do të dal humbës është PUNËTORI, shkruan “Zhurnal.mk”.

