Shkup, 2 prill, Zhurnal.mk – Korridori 8 si një nga projektet më të kushtueshme financiarisht në historinë e vendit së fundi është bërë çështje përplasjesh të përditshme midis opozitës dhe pushtetit.
Një pjesë e opozitës shqiptare pretendon se pushteti po synon që ta ndryshojë krejtësisht trasenë e korridorit 8 nën ndikim të kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, e në kundër-përgjegje pushtetarët i mohojnë akuzat dhe vahzdojnë që të thonë se korridori 8 do të kalojë kah Struga, për të vazhduar deri në kufirin me Shqipërinë, megjithë vendimet në pritje për devijim eventual të një segmenti që ka të bëjë me afërsinë e zonës së mbrojtur nga UNESCO të Liqenit të Ohrit.
Deri në mendimin e UNESCO-së, e cila është ende në pritje të propozimeve të qeversië për opcionet alternative të segementit, i gjithë ky debat qëndron pezull, e përplasjet midis opositës dhe pushtet nuk pritet që të ndalen, shkruan Zhurnal.mk
BDI e Sela
Kryeministri Hristijan Mickoski tash është përfshirë në këtë çështje edhe publikisht. Ai dje tentoi që të bind publikun se projekti do të përfshijë Strugën për të vazhduar deri në kufirin me Shqipërinë duke hedhur poshtë pretendimet e palës opozitare.
Sipas Mickoskit, në territorin e Shqipërisë do të mund të ndodhë që projekti të mos jetë plotësisht siç ishte paraparë që në fillim për në 25 km e fundit deri tek kufiri me Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në Qafë Thanë.
Nga BDI arsyetimin e qeverisë rreth segementit në fjalë e quajnë justifikim të papranueshëm, sepse sipas tyre situata ka të bëjë me problem politik e jo teknik.
“Vendimi i qeverisë për të mos vazhduar projektin e autostradës Strugë–Qafë Thanë, duke u fshehur pas “kërkesave të UNESCO-s”, është një arsyetim i papranueshëm dhe një shmangie e qëllimshme e përgjegjësisë. UNESCO nuk është arsye për ndalim. UNESCO është justifikimi që po përdoret për të maskuar një vendim politik për ndërprerjen e një korridori strategjik. Problemi nuk është teknik. Është politik. Ajo që e bën këtë edhe më të rëndë është roli i Vlen-it”, kanë reaguar nga BDI.
Nga Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës deklaratën e Mickoskit për pjesën e projektit në territorin e Shqipërisë e shohin si tentim për manipulim nga kryeministri i vendit.
“Përgjigja e kryeministrit Hristian Mickoski lidhur me Korridorin 8 përmbanë shumë të pavërteta dhe shtrembërime. Tentimi për të akuzuar Shqipërinë se autostrada ka ngecur 25 kilometra larg kufirit është një manipulim i radhës, sepse ajo ka qenë një marrëveshje mes dy Qeverive për ndërtimin dhe bashkëfinancimin e një tuneli që edhe pikën kufitare do ta zhvendoste në një pozicion më të favorshëm që shkurton dukshëm rrugën dhe mirëmbahet më lehtë”, kanë thënë nga Lidhja Shqiptare e Selës.
Kundër këtyre akuzave pushteti nuk ka qëndruar i heshtur.
Pushtetetarét njëzëri
Kryeministri, Hristijan Mickoski, dje i ka kundërshtuar akuzat e partive opozitare shqiptare të cilat thonë se qeveria e tij po synon që t’i ndërpresë dhe devijojë krejtësisht punimet në korridorin 8, përfshirë edhe për ta anashkaluar Strugën.
Ai tha se qytetarët e Strugës “duhet të jenë të qetë”, sepse sipas tij kjo qeveri është qeveri “në gjithë territorin e vendit dhe nuk ka për qëllim të lë të harruar askënd.”
“Siç kemi treguar deri tani, duke përfshirë qytetarët e Kërçovës, Vevçanit, Debarcës, Ohrit dhe në mbarë territorin, si dhe duke përfshirë edhe ata që janë në shtrirjen e Korridoreve 8 dhe 10. Askush nuk do të harrohet,” tha Micskoski.
Me bindje të thellë është përgjigjur edhe deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, i cili njëjtë si edhe kryeministri tha se korridori 8 do të kalojë kah Qafë Thana.
“Korridori 8 do të kalojë kah Qafë Thana, pavarësisht asaj se ku mund të kalojë traseja. Mendoj që në të kaluarën ka pasur elemente që gjithmonë kanë sponsoruar e favorizimit të etniteteve tjera dhe në dëm të shqiptarëve. Mund të ketë edhe tash, por ne jemi për këtë, për të mbrojtur interesat e shqiptarëve”, tha Azizi mbrëmë në TV21.
Pos Mickoskit dhe Azizit, edhe kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, po në të njëjtën ditë, dje, dha të njëjtën përgjigje.
Qyra deklaroi se projekti i Korridorit 8 është i pakthyeshëm dhe do të realizohet patjetër në zonën e Strugës, duke hedhur poshtë zërat për ndryshim të traseve.
“Janë dy mundësi që traseja e Korridorit 8 nga Trebenishta të lidhet me Qafë Thanën, duke iu përshtatur kërkesave të UNESCO-s; të dyja kalojnë rreth Strugës. Nuk ka asnjë mundësi që Korridori 8 të mos kalojë rreth Strugës. Në takimin në Paris, ku ishin disa ministra të Qeverisë, pikë e parë e rendit të ditës ishte kjo trase për të cilën flasim. UNESCO-ja kërkon që traseja të përshtatet me kërkesat e saj, por në asnjë mënyrë nuk kërkon që të mos ndërtohet Korridori 8, për të cilin vazhdimisht flitet se nuk do të ndërtohet”, tha Qyra.
Pra, në të njëjtin ditë në mënyrë të sinkronizuar ka tre deklarata nga pushteti që i hedhin poshtë pretendimet e BDI-së dhe Lidhjesë Shqiptare.
Duke pritur qershorin
Këto përplasje të përditshme do të marrin fund atëherë kur vendimet do të merren, për çdo pjesë të akuzave e kundër-përgjegjeve, e atëherë kur çdo detaj do të jetëpara publikut ne të shkruar e vizatuar të projektit për zonën në fjalë dhe Qafë thanë.
Mickoski tha se në qershor do të merren vendimet nëkonsultim me UNESCO e qartësimet do të bëhen para publikut.
“Ka problem që e ka theksuar UNESCO, do ta dimë në qershor përfundimisht çfarë do të ndodhë. Sot dhe dje Ministri Mucunski është në Paris për të diskutuar me udhëheqësit më të lartë të UNESCO-s, ata do të vijnë në Maqedoni dhe deri sa ajo trajektore e parashikuar akoma do të jetë problematike për UNESCO-n do ta gjejmë mënyrë tjetër,” ka deklaruar mes tjerash kryeministri Mickoski.
Qershori do të vjen. Tash jemi në fillim të prillit, dhe atëherë do ta dimë edhe ne përfundimisht se cili do të jetë fati i këtij projekti strategjik për vendin, e kush nuk ishte i sinqertë me publikun e kush jo. /Zhurnal.mk
