Ekskluzive/ Pas replikave ne foltore, Braçe i shkon Berishës në vendin ku qëndron në Kuvend. Zbulohet biseda mes tyre

Nga D. V.
716 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 7 maj, Zhurnal.mk – Top Channel zbulon se pse senatori socialist Erion Braçe, në një skenë të rrallë në Parlamentin e Shqipërisë, i afrohet kryetarit të PD, Sali Berisha.

Socialisti Braçe i është afruar Berishës duke i treguar një shkrim të WSJ ku krahasohet çmimi i naftës në disa vende europiane, pasi Berisha, nga foltorja e Parlamentit, edhe një herë tjetër, lëshoi akuza ndaj qeverisë Rama për çmimin e karburantit në vendin tonë.

Deputetët socialistë të cilët e kanë dëgjuar bashkëbisedimin Berisha-Braçe, i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se kolegu i tyre socialist i ka thënë Berishës se gjithmonë ai flet me letra dhe fakte, ndryshe nga Berisha, i cili flet duke përdorur ChatGPT.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër