Ekskursionet në Shqipëri: Protestat shtyjnë shëtitjen e nxënësve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 tetor Zhurnal.mk – Protestat në Tiranë u bënë shkaktare që për nxënësit kosovarë të mos realizohen ekskurzionet.

Në komunat ku nxënësit nuk shkuan ende në shëtitje në Shqipëri, për shkak të përshkallzimit të situatës atje, tash për tash ajo nuk do të realizohet.

Kjo pasi që Drejtoritë e Arsimit në bashkëpunim me ato të shkollave, vlerësuan se nuk ka siguri.Shumica e nxënësve e mirëpriten vendimin, por pati edhe të tillë që nuk u pajtuan.

Në Lipjan u tha se ky vendim mund të ndryshohet nëse ka përmirësim të gjendjes në shtetin shqiptar.

Ngjashëm veproi edhe Komuna e Prishtinës duke shtyrë shëtitjen e shkollës “Dr.Ali Sokoli” si dhe shkollave të tjera që s’e kane kryer ende këtë aktivitet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër