Ekspozitë për Çernobilin në Kuvend, “Somnia Disaster” sjell kujtesën e tragjedisë bërthamore

Nga Xh M
492 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 qershor Zhurnal.mk – Ambientet e jashtme të Parlamentit u kthyen këtë pasdite në një hapësirë reflektimi dhe kujtese historike kushtuar 40-vjetorit të katastrofës së Çernobilit, një prej ngjarjeve më të rënda bërthamore në historinë moderne.

Ekspozita fotografike bëri bashkë përfaqësues të ambasadës së Ukrainës dhe diplomatët shqiptarë. Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodimir Shkurov u shpreh se reflektimi mbi kujtesën historike është përgjegjësi ndaj brezave.

“Kjo ekspozitë na kujton sa e brishtë është bota jonë, sa e çmuar është jeta dhe sa e rëndësishëm është solidariteti përball kërcënimeve që nuk njohin kufij”, tha ambasadori.

Zyrtari tjetër ukrainas Oleksander Tyshchenko tha se Çernobili është gabimi i së shkuarës përmes së cilës duhet të kuptojmë sesi të sillemi në të sotmen.

“Ekspozita e sotme nuk i kushtohet vetëm së shkuarës ajo i kushtohet të ardhmes”, tha ai.

Ndërkohë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Ukrainë, Elton Korreshi tha se katastrofa nuckleare ishte mësimi i së shkuarës për të ardhmen.

“Mësimet e nxjerra nga Cernobili na kujtojnë rëndësinë e sigurisë, transparencën dhe përgatitjen për emergjenca. Shprehim solidaritetin tonë njerëzor me popullin, ushtrinë dhe qytetarët e Ukrainës”, theksoi Korreshi.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për të gjithë ata që duan të njohin historinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër