Ekstradohen në Kosovë dy persona nga Italia, njëri kërkohej për tentim vrasje e tjetri për vjedhje të rëndë

Nga Xh M
820 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Policia e Kosovës ka njoftuar për ekstradimin e dy personave nga Italia, të cilët kërkoheshin nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Në njoftimin e Policisë, bëhet e ditur se i kërkuari A.B., kërkohej për veprën ‘’vjedhje e rëndë’’, ndërsa Xh.K., kërkohej për ‘’vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje’’.

Njoftimi:

Ekstradohet nga Italia për në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar, pasi që të njëjtit i ishin shmangur drejtësisë

Prishtinë, më 14 mars 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datat 12 dhe 13 mars 2026, kanë realizuar me sukses ekstradimin nga Italia për në Kosovë, të dy të kërkuarve përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës dhe që të njëjtit ishin arrestuar nga autoritete italiane.

Me datë 12.03.2026, është realizuar ekstradimi i të kërkuarit A.B., pasi që nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, kërkohej për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Ndërsa me datën 13.03.2026, është ekstraduar i kërkuari Xh.K., pasi që i njëjti nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, kërkohej për veprat penale “Vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”

Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Italiane.

Pas ekstradimit, të dyshuarit u dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prizrenit përkatësisht Mitrovicës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër