Elmazi: Biznesmeni shqiptar Samir Mane investon mbi 100 milion euro te “Treska”

Nga D. V.
253 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 maj Zhurnal.mk – Kryetari i komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi në emisionin “Dialog te Lajmi” deklaroi “Samir Mane është njëri nga pretendët kryesorë, të cilët duan të bëjnë investim dhe ta riaktivizojnë liqenin e “Treskës”.

Në takim përpos kryeministrit Mickoski kanë qenë të pranishëm ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, sekretari i përgjithshëm i qeverisë, zoti Mexhiti dhe unë si dhe ekipi i z. Samir Mane.

Në takim na është prezantuar si e parashikon zhvillimin dhe për sa vite mund ta ndërtojë Liqenin e Treskës dhe për sa vite mund ta vë në funksion dhe janë duke u realizuar procedurat administrative, ku do të përputhet ideja me procedurat ligjore.

Z. Mane është i gatshëm të bëjë mrekulli që i bën në vende tjera dhe një të tillë ta sjellë në komunën e Sarajit, që është investim mbi 100 milion euro”./lajmpress.org

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër