Ëmbëlsirë me kungull

nga D. V.

Kjo ëmbëlsirë aromatike me kungull dhe arra është rast ideal për një tubim të vogël familjar.

Përbërësit:

250 gram kungull, i prerë në katrorë

40 gram gjalpë

200 gram sheqer kaf

1 vezë

250 gram miell

1 lugë pluhur pjekjeje

pakë kripe

½ lugës sodë buke

½ lugë kanellë

100 ml ujë

50 gram rrush të thatë

50 gram arra (ose lajthi, bajame)

Përgatitja:

Mbuloni kungullin me ujë dhe kur të vlojë, zijeni për rreth 10 minuta. Pastaj kullojeni, shtypeni dhe ftoheni. Përzieni gjalpin, sheqerin dhe vezën, pastaj shtojini te kungull. Përzieni miellin, pluhurin pjekës, kripën, sodën e bukës dhe kanellën. Shtoni përbërësit e thatë, ujin në përzierjen e kungullit dhe përzieni. Shtoni rrushin e thatë dhe arrat e grira. Hidheni përzierjen në tepsi të lyer me yndyrë (31×19 cm), spërkateni me miell dhe piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për 40 minuta.

Servirja:

Spërkateni ëmbëlsirën  e ftohur me sheqer pluhur dhe servireni.

Këshillë:

Mund t’i zëvendësoni rrushin e thatë dhe arrat me fruta të tjera të thata.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More