Emërimet e reja në qeveri, Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 shtator Zhurnal.mk – Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e zhvilluar sot, më 16 shtator, ka miratuar disa vendime për emërime në administratën publike.

Në Komisionin Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura janë emëruar Genci Gjeçi dhe Anisa Kureta, të cilët do të jenë anëtarë të këtij institucioni rregullator.

Ndërkohë, Mario Keputa është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

Sipas vendimeve të miratuara, emërimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të botohen në Fletoren Zyrtare.

artikuj të ndërlidhura