“Ëndrra është ende gjallë”, Granit Xhaka reagon në rrjetet sociale pas kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Botës

Nga D V
1,876 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kapiteni shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ndau një mesazh emocionues në rrjetet sociale pas triumfit dramatik ndaj Kolumbisë në penallti.

Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale pas kualifikimit historik të Zvicrës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026.

Zvicra siguroi kalimin tutje pas një përballjeje dramatike ndaj Kolumbisë në fazën e 1/8-tës, duke triumfuar pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-3 dhe duke vazhduar ëndrrën në turneun më të madh të futbollit.

Pas ndeshjes, kapiteni i helvetikëve publikoi një mesazh të shkurtër në llogarinë e tij në Instagram, duke shprehur entuziazmin për arritjen e skuadrës.

“Rrugëtimi vazhdon… Ëndrra është ende gjallë. Jemi në çerekfinale. Le të vazhdojmë të besojmë”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat.

Me këtë fitore, Zvicra ka siguruar një vend mes tetë kombëtareve më të mira të Botërorit, ndërsa tani synon të vazhdojë rrugëtimin historik drejt fazave finale të turneut.

Në ndeshjen çerekfinale, Helvetikët do të ndeshen me kampionët e botës, Argjentinën, në ndeshjen e paraparë të luhet nga ora 03:00 në mëngjesin e së dielës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër