Erëra të forta priten në Tetovë, Komuna apelon për kujdes!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Komuna e Tetovës ka lëshuar një njoftim për qytetarët, duke bërë thirrje për kujdes dhe vigjilencë gjatë orëve në vijim, për shkak të erërave të forta që pritet të përfshijnë zonën e Tetovës.

Nga Komuna apelojnë që qytetarët të shmangin qëndrimin pranë pemëve, shtyllave elektrike, objekteve të pasigurta dhe elementeve të tjera që mund të paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa paraprake për të shmangur incidentet e mundshme gjatë motit me erëra të forta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër