Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Artisti me rrënjë nga Kërçova, Adem Dalipi, ka tërhequr vëmendjen gjatë diplomimit në Universitetin Northern Illinois në SHBA, duke mbajtur një shall me shqiponjën dykrenare shqiptare.

I lindur dhe rritur në Amerikë, Dalipi ndau momente emocionuese nga ceremonia, ku ishte i shoqëruar nga familjarët, të cilët i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme.

Prindërit e tij janë nga Kërçova, ndërsa artisti ka theksuar se familja e ka edukuar gjithmonë me dashurinë për kulturën dhe traditat shqiptare.

Adem Dalipi është bërë i njohur edhe për pjesëmarrjen në “American Idol”, ku fitoi “biletën e artë” nga juria e përbërë nga Lionel Richie, Katy Perry dhe Luke Bryan.

Edhe në një nga ditët më të rëndësishme të jetës, ai zgjodhi ta shfaqë me krenari identitetin e tij shqiptar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër