Eric Roberts mungoi në dasmën e vajzës së tij – marrëdhënia mes tyre vazhdon të jetë e ndërlikuar

Nga D V
544 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Aktori i njohur, Eric Roberts, ka konfirmuar se nuk ishte i pranishëm në dasmën e vajzës së tij, aktores Emma Roberts, me Cody John.

Ceremonia intime u zhvillua gjatë fundjavës në Idaho, ku morën pjesë shumë figura të njohura mes tyre edhe aktorja Julia Roberts, tezja e Emmës.

Mungesa e Eric në këtë ditë të rëndësishme të së bijës tërhoqi vëmendjen e publikut.

Në një deklaratë për mediat, aktori tha se e do vajzën e tij dhe se e mbështet plotësisht për zgjedhjet e saj në jetë.

Emma nuk ka reaguar ende publikisht për mungesën e të atit, por dihet se marrëdhënia mes tyre ka qenë prej vitesh e komplikuar.

Edhe pse Eric ka thënë më herët se nuk janë më në konflikt, ai ka pranuar se raporti i tyre mbetet i vështirë për t’u kuptuar nga jashtë.

Në dasmë, Emma u shoqërua drejt altarit nga djali i saj pesëvjeçar, Rhodes Robert Hedlund.

 Emma kur ka qenë e vogël

Aktorja dhe Cody John u fejuan në korrik të vitit 2024, pas rreth dy vitesh lidhje.

Emma, e njohur për rolet e saj në serialin “American Horror Story”, vazhdon ndërkohë angazhimet profesionale, përfshirë xhirimet për sezonin e 13-të të serialit. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër