Erion Veliaj refuzon ushqimin në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës vizitohet nga nëna dhe bashkëshortja

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 tetor, Zhurnal.mk – Një ditë pas transferimit nga burgu i Durrësit te ai i Fierit, Erion Veliaj ka nisur “grevën” brenda qelisë.

Siç mëson Tch, kryebashkiaku i Tiranës ka refuzuar ushqimin brenda burgut, me refuzimin prej tij që vjen në një formë proteste për transferimin e padokumentuar nga burgu i Durrësit në të Fierit.

Ndërkohë, në mëngjes, Veliaj u vizitua nga nëna e tij, e cila mbante me vete një çantë të mbushur me ushqime.

Ndërsa pak orë më vonë, erdhi dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila ishte së bashku me foshnjën. /Tch/

artikuj të ndërlidhura