Është arrestuar një i huaj në “Qafë Thanë”, me dokumente të falsifikuara u përpoq të largohej nga vendi

Nga Xh M
66 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Qafë Thanë, 20 shtator Zhurnal.mk – Një shtetas i huaj, F.Sh. (38), pardje është arrestuar në pikën kufitare “Qafë Thanë”, pasi gjatë daljes nga vendi, në kontrollin kufitar ka paraqitur dokumente të falsifikuara, me të cilat është paraqitur si shtetas italian.

“Rreth orës 17:30, gjatë daljes nga Maqedonia me një automjet të pasagjerëve ‘Mercedes’, me targa të Kumanovës, nga ana e zyrtarëve policorë është kryer kontroll kufitar, me ç’rast është konstatuar se personi kishte paraqitur dokumente të falsifikuara – pasaportë, patentë shoferi dhe letërnjoftim”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kundër personit është ngritur kallëzim penal për falsifikim të dokumenteve, vepër e dënueshme sipas nenit 378 të Kodit Penal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër