Punësohet dhe vjedh xhirot ditore të bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Policia e Tiranës ka dokumentuar 5 raste vjedhjesh në biznese të ndryshme.

Në pranga ka përfunduar 39-vjeçarja Kumrie Zika, e cila u kap në ambientet e një lokali në Tiranë, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se kjo shtetase punësohej përkohësisht në subjekte të ndryshme në Tiranë me qëllim për të vjedhur xhirot ditore, përpara se të largohej.

Emri i Kumrie Zikës është i njohur për policinë, pasi edhe dy muaj më parë ajo kishte grabitur të tjera biznese në kryeqytet, përmes skemave të ngjashme.

“Në vijim të punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pasurisë, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Skema”. Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetases të shpallur në kërkim K. Z., 39 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga hetimet e kryera, dyshohet se kjo shtetase punësohej përkohësisht në subjekte të ndryshme në Tiranë me qëllim për të vjedhur xhirot ditore, përpara se të largohej. Në kuadër të këtij operacioni u dokumentuan 5 raste vjedhjesh të ndodhura në territoret e Komisariateve Nr. 1 dhe 2. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer kjo shtetase”, thuhet në njoftimin e “bluve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër