Shkup, 4 tetor Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut sot, do të ketë mot të kthjellët dhe të ftohtë në mëngjes, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë. Temperaturat minimale parashikohen nga −2 deri në 9°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 20 deri në 28°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu.
Edhe në Shkup pritet mot me diell, me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të jetë rreth 5–6°C, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijë rreth 24°C. Nuk parashikohen reshje shiu.
Në dy ditët e ardhshme, të hënën dhe të martën, pritet të vazhdojë moti relativisht i ngrohtë, me mëngjese të freskëta. Të hënën do të mbizotërojë mot kryesisht me diell, ndërsa të martën pritet shtim i vranësirave. Në Shkup, temperaturat minimale do të jenë rreth 6–7°C dhe maksimalet rreth 26°C, pa reshje të pritshme.
