“Është lider dhe mbrojtës i klasit botëror”, Van Dijk flet për Konate

Nga B.M
640 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil Van Dijk vlerëson rolin e partnerit të tij, Ibrahima Konates, por thekson se vendimi për të ardhmen e tij nuk varet nga lojtarët

Van Dijk ka komentuar së fundmi të ardhmen e Konates, duke e cilësuar mbrojtësin francez si një figurë kyçe për Liverpoolin.

Kapiteni i “The Reds” theksoi se Konate është i rëndësishëm jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, ku sipas tij ka rol udhëheqës dhe ndikim të madh në grup, duke e konsideruar atë një qendërmbrojtës të nivelit botëror.

Megjithatë, Van Dijk u shpreh se çështja e së ardhmes së Konates nuk është në dorën e tij, duke nënvizuar se gjithçka varet nga klubi, agjentët e lojtarit dhe vetë Konate.

“Ibou është një figurë e rëndësishme në fushë. Jashtë fushës, ai është një nga liderët. Ai është i jashtëzakonshëm dhe, sipas mendimit tim, një qendërmbrojtës i klasit botëror”, ka thënë fillimisht Van Dijk.

“Unë mund të bëj vetëm aq sa më takon. Gjithçka është në duart e klubit, së bashku me agjentët e tij dhe vetë ai”, përfundoi kapiteni i Liverpoolit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër