Euro e nis gushtin me rënie, shënohet rekord i ri

Nga Xh M
764 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Monedha evropiane e ka nisur gushtin me një tjetër rekord negativ në rënie. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot u këmbye me mesatarisht 93.3 lekë.

Rënia e euros është thelluar edhe më shumë me afrimin e pikut të sezonit veror, për shkak të fluksit të lartë të valutës që hyn në vend.

Këtë të hënë një euro po u blihet qytetarëve nga pikat e këmbimit me 93 lekë dhe po u shitet me 93.6 lekë.

Këto janë vlerat më të ulta të regjistruara ndonjëherë dhe në krahasim me gushtin e vitit të kaluar ka rënë me 4.2%.

Për të stabilizuar kursin, dhe për të frenuar një zhvlerësim edhe më të fortë, Banka e Shqipërisë po ndërhyn në treg me blerje valute, duke bërë që rezerva valutore të arrijë shifrën rekord prej 7.8 miliardë euro në fund të qershorit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër