Euro e qëndrueshme përballë lekut, dollari forcohet lehtë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 gusht, Zhurnal.mk – Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillim jave, dollari amerikan forcoi lehtë pozitat, ndërsa euro shënoi qëndrueshmër përballë lekut, sipas të dhënave të përditësuara nga Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, dollari amerikan kuotohet në 79,33 lekë, me një rritje prej 0,27 lekësh krahasuar me një ditë më parë.

Euro mbetet e pandryshuar në 92,53 lekë, duke ruajtur të njëjtin nivel me fundjavën. Ndërkohë, paundi britanik është forcuar me 0,13 lekë, duke u ngjitur në kuotën 108,11 lekë.

Në kahun tjetër, franga zvicerane shënoi rënie dhe këmbehet me 98, 87 lekë, ose 0,12 lekë më pak se një ditë më parë.

Banka e Shqipërisë përcakton kursin zyrtar si një nivel reference, të llogaritur mbi bazën e kuotimeve në tregun ndërbankar dhe të përdorshëm për qëllime tregtare, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 79.33 +0.27
Euro EUR 92.53 0.00
Poundi Britanik GBP 108.11 +0.13
Franga Zvicerane CHF 98.87 -0.12
Jeni Japonez (100) JPY 49.84 -0.04
Dollari Australian AUD 56.82 +0.21
Dollari Kanadez CAD 57.34 -0.17
Korona Suedeze SEK 8.36 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.51 0.00
Korona Daneze DKK 12.38 0.00
SDR SDR 109.02 +0.39
Ari(OZ 1) XAU 367958.72 +5,374.54
Argjend(OZ 1) XAG 5453.14 -38.83
Juani Kinez (onshore) CNY 11.80 +0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 11.80 +0.03
Lira Turke TRY 1.65 +0.01

artikuj të ndërlidhura