Tiranë, 4 nëntor Zhurnal.mk – Eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev ka komentuar protestat në Shqipëri, duke theksuar se demonstratat paqësore duhet të mbështeten, ndërsa ka bërë dallimin mes protestave paqësore dhe atyre të dhunshme.
“Sa u përket protestave në Shqipëri, protestat paqësore duhet të mbështeten. Por vetëm ato paqësore, jo të dhunshme”, është shprehur Kovatchev, i cili është edhe raportues i Partive Popullore Europiane për Shqipërinë.
Deklarata e eurodeputetit vjen në kuadër të diskutimeve në Parlamentin Evropian për Shqipërinë dhe procesin e saj të integrimit në Bashkimin Evropian, në një kohë kur vendi po përballet me protesta kundër qeverisë, ndërsa eurodeputetë kanë folur në mbështetje të protestuesve dhe qytetarëve shqiptarë.
